E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga në një film dokumentar për jetën e saj

Këngëtarja Lady Gaga ka konfirmuar se ajo do të jetë personazhi kryesor i një dokumentari i cili do të flasë për jetën e saj.

Fotografi dhe miku i saj prej shumë kohësh, Terry Richardson do të jetë regjisor i këtij filmi, i cili do të jetë i përbërë nga koncertet dhe do të ngjasoj me ato që paraprakisht e kanë bërë Katy Perry dhe Justin Bieber.

Gaga këtë lajm e bëri të ditur në Twitter në ditën e Krishtlindjeve dhe kjo ishte si një dhuratë për fansat e saj të cilët ajo i quan “Little Monsters”.

Kjo patjetër ka gëzuar fansat e saj të cilët tashmë do të kenë mundësi të shohin edhe anën tjetër të Gagas, atë se si është ajo në të vërtetë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›