E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whitney Houston u vra nga dilerët e drogës

Këngëtarja, Whitney Houston është vrarë dhe provat e reja e dëshmojnë këtë gjë. Kështu ka bërë të ditur njëri nga hulumtuesit privat të Hollywoodit i cili e ka dërguar materialin e tij në FBI. 

Paul Huebl, tha gjithashtu se vrasësit e super yllit shihen në një material video që ai ka siguruar.

“Unë kam evidence të cilat tregojnë se Whitney është ka qenë viktimë e dilerëve të mëdhenjë të drogës të cilët kanë dërguar në dhomën e saj banditë për shkak të borxhit që ajo u kishte atyre”, tha ai.

Një ditë para se të vdiste Whitney mori një dërgesë me kokainë por më vonë ajo dëgjohet duke thënë, “jam lodhur nga kjo gjë”. Sipas dëshmitarëve ajo donte të thoshte se është lodhur nga kërcënimet për pagesën e borxhit të saj për drogë, që kapte shifrën e 1.5 milion dollarëve.

Në ditën që ajo vdiç. Whitney u la vetëm në dhomën e saj të hotelit për 45 minuta dhe kjo ishte koha kur njëri ose dy vrasësit hynë brenda për ta vrarë atë. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›