Lady Gaga nxit dhunë me armë zjarri

Performanca e disa ditëve më parë e Lady Gagas gjatë së cilës ajo kishte veshur një palë reçipeta me armë zjarri të improvizuara, ka nxitur debate tek organizatat që luftojnë dhunën më armë zjarri.
Përfaqësues të organizatës, ‘Stop Gun Violece’ e kanë cilësuar veshjen e këngëtares si një vendim i ulët dhe i pa menduar e sidomos, kur kemi parasysh se pak javë më parë, ndodhi një tragjedi me armë në shkollën ‘Sandy Hook’ në Newton.
Ndryshe e she këngëtarja këtë gjë e cila besohet se përdorë armët si një simbol për të treguar fuqinë e gruas, por jo si një instrument dhune.
Lady Gaga, sa herë që paraqitet në koncerte, ngjall kritika e debate të shumta ndërkaq, në koncertin në fundit përveç paraqitjes me armë asaj i’u grisën edhe pantallonat teksa po performonte duke zbuluar prapanicën./Indeksonline/