Shakira i ka “ditët e numëruara”

Pasi u morr vesh se këngëtarja, Shakira nuk ka lindur por ishte vetëm një shaka e sajuar nga i dashuri i saj, ajo është shfaqur në publik sërish me barkun skajshmërisht të fryrë.
Ajo dhe Gerard Piqué, kanë marrë pjesë në promovimin e librit me poezi,’ Al Viento Y Al Azar’ të babait të saj, Wlliam Mebarak.
Shakira kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona lëkure ndërkaq, duke parë barkun e saj, kuptojmë se ditët kur ajo të bëhet nënë janë afruar dhe së shpejti do ta kemi një lajm të vërtetë se këngëtarja ka lindur fëmijën e saj të parë, me futbollistin e Barcelonës.
Më 27 dhjetor, Piqué kishte ndezur një alarm të rremë se ai dhe këngëtarja latine ishin bërë prindër por, pasi lajmi filloi të qarkullojë me të madhe, ai e demantoi duke thënë se, atë ditë kishte qenë “dita e rrenave” në Spanjë./Indeksonline/