E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga, parfum nga sperma dhe gjaku

Share

Parfumi më i ri që do të mbajë nënshkrimin e Lady Gagas, sipas saj, do të ketë aromën e një prostitute të shtrenjtë dhe do të quhet Monster.

Janë të rralla lajmet rreth Lady Gagas ku ajo nuk paraqitet ekscentrike, ndërsa i tillë është edhe njoftimi rreth parfumit të saj, i cili do të përmbajë molekula nga sperma dhe gjaku.

Krijuesja e hitit Poker Face ka thënë se tmerrohet nga parfumet e ëmbla, siç janë ato të Britney Spears (Fantasy) apo Justin Bieber (Someday).

Prandaj linja e saj e parfumeve do të jetë krejtësisht ndryshe nga parfumet e deritanishme të yjeve, duke qenë se do të përmbajë struktura molekulare të spermës dhe gjakut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›