E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Literatura Shqiptare

Ekstrakt nga studjimi "Nai Frashëri, Literatura dhe Idea Shqiptare" prej K. Lepetenit.

Një pjesë e studimit në fjalë u shtype në librin "Naim Frashëri 1925", ku mund të gjindet dhe një kuptim ma i gjanë për disa thanje të radhëve pasojsë.

Paralel me gjendjen dhe rjedhjet socjale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qëllim të përbashkët - mbasi u shterp dhe lopa e patriotizmit - vjershojn "poett" e sotshëm nër gjithfar anësh të Shqipnies e gjithfar vendesh të huej, sejcili ne mendje të vete, pa fije inspiracjoni e shije artistike. Disa madje, plot bindje ndaj genialiteti i vet, mohojn dhe ligjet ma primitive të gjuhës amtare - e kur e do nevoja - dhe gjuhën vete dhe prodhojn, në një palodhje të çuditshme, një vjershë mbas tjetrës, thue se "qesim" e morën poezin. Por (vetëm: entre nousl) lumtësisht ato kreatyra - pos në mendjen e prodhuesit - nuk janë veç se dukje efemere, për me kalue mandej një jetë fort të meritueshme - (denn alle Schuld racat sich auf Erden! - Goethe) - andej Lethe-së. E dijtun se veç shpirti i shkardhuem i lepushkave (=pseudotletoreve) shqiptare asht shumë herë shkaku dhe lehu i duhun, ku mund të ritën e të florojn ato këpurdha boviste. Lëvdata (si pat shkrue nje herë një fletore në një "nekrologjie" per nje toger): ... i ndyeri ishte poet. Ter letrat që i a dërgonte miqve i shkruante nër vjersha ... nuk asht ma e trasha që gjindet ner pseudo-kritikat e pseudo gazetarve shqiptare ...

Por s'janë vetëm këta - shume here bakaj prej zanatit dhe shpirtit - qe bahen kujdestare e perkrahsa te pazotsi poetike; njerz me shkolla etj. na te gjitha, na te "kulturuemt", sidomos, ne nje devotizem e bizantinizem kundra shoqishojt, nuk patem kurajen deri sot me i thane mikut a shokut te verteten, deri sa genjeshtrat e zakonshme dhe perkedheljet e prunjta na u bane mish-e-gjak dhe yes i turpnueshëm Na thomi: "Teper bukure!. .. Xhanëm, pune e madhe, shka do ma tepër! ... S'ka ma mirë për ne! ... Mjafton për ne, Shqiptarëtl etj. etj." E këto Janë gënjeshtrat me të cilat tolerojm çdo sakrilegj poetik e gjuhësor.

Çë do me thanë: "mjafton për ne - Shqiptarët? "Heu bre burrat e dheut, qysh kur u bamë kaq t'urtë e modest? - Të gjithe virtytet mund t'i ket Shqiptari, par nje s'e ka: virtytin e mjaftsis (Genugsarnkeit) Madje as fjalë nuk kemi na për at virtyt e kondendohemi me fjalë rethshkruese. Shpirti i Shqiptarit nuk njef mjaftsi! Kenaqesija me një gjëndje dhe nje qenje gjysmake nuk asht e mundshme për Shqiptarin e vërtet. Ne burmi të vete aj kapet deri në heroizëm, në shpirtin e tij kundron e gërmon pa pushim e kërkon me i zblue thellsinat e msheftsinat e kësajë jete - një filozof "par excelence" - në dashtni të tijë për vend e për shtëpi i dergjet e i shperthen zemra prej malli (ce fjalë!) - e n'amiqsi e në hasmi e ven jetën në rezik e bahet flija e gjakut të vet. E keshtu nër të gjitha dukjet shpirtnare të tija. Kah kulmi i qiellit e kah fundi i ferrit drejtohet zemra e Shqiptarit të vërtet!- E këjo pamjaftsi asht dhe fuqija, asht shpirti i tij, nje shtytje faustike që nuk njef ligje filistroze. Si mund të kuptoheshin ndryshe sa e sa njerz të mëdhenj që qiti Shqipnija apor gjaku shqiptar e që u banë drita e - mortja e popujve te ndryshëm? E këjo pamjaftsi asht edhe shpresa per brezat e ardhshëm: drejtue e regullue mirë, paraprije prej idealizmit, këjo ndjesi aq profunde mund të krijoj një "Hellas" te dytë në Shqipnin e ardhshme ...

Na Shqiptarët e qyteteve, me gjak te kalbun ner remba dhe të rëmbyem prej interesit (nje fjalë qe s'gjen shtroje në fjalorin shqiptar - të Shqiptarve të vërtetë!), gjoja kondendohemi më pak, e ne

degenerimin t'on shesim ndjesina që s'i kemi e flasim e predikojm për një mjaftsi - edhe aty, ku s'ka vend. Kesodore Tartuffe-rija e jonë përban nga nje mungese, nga nje nevoje, nga pazotsija e jone (t'a thomi nje here!) një virtyt të paqenun - per me i hapun shteg idiotizmit Iiterar. ..

Nër këso konditash qindron sot poezija dhe asht formue "Iiteratura" qysh sa duel Shqinija me vehte. S'asht çudi që, në barazim me "veprat" e sotshme "Iiterare", naltsohen e ngrehen deri në qiell do shkrimtare e poete të hershëm, të cilët, relativisht me literaturën evropjane, nuk kalojn as shkallët ma t'ulta. - E dijtun se në ket pikepamje nuk mund e marrim poezin arbreshe t'Italise, veprat e se ciles, nga shume shkaqe, sot per sot i largohen verejtjes s'one. Por na po flasim per Shqiptaret e kendejshem e këtu mund të thomi se Shqipnija Omir aka, e ka Moliere-a e Schiller-a etj ... par jo poete, e ka shkrivana, por jo shkrimtarë.

Les vers et les galants ecrits.

Ne sont pas de cette province,

E dans les lieux ou tout est prince

II est-tres-peu de beaux esprit (Voltaire, Lettres).

Por, të ndalemi pak, se ndoshta nuk kuptojm shka do me thanë "poet" e flasim n'erë shoqmeshoq tuej thane një send për një tjetër! - Në një "banquet" ne Gjinokaster bj.tj. pat thanë z. V.Kotta:" ... Poet, Zotrinj, po t'a marrim siç duhet, sub specie aeternitatis, nuk do të

thot të nxersh me qindra vjersha, të cilat nuk puthen as pak me poezi. Ka shpallur një të vërtetë të madhe ai kritikan që paska thënë se vjershetor mund të quhet dhe ay që ka bërë vetëm një vjershë. Arrin vetëm një faqe qe t'a pavdeksojë". (Dielli, 17 Maj 1923) - E respektoj ket dedukcjon e zhdrivillim aq te kthjellt, me gjith që për pikëpamjen e t'onë çalon! Asht e vërtete që shumsija e veprave nuk e kualifikon poetin, një vjershtar me një volum mund të jet aq i nalt sa një tjetër me dhjet e ma tepër, por - nje faqe e vetme te mjaftoj për atributin "poet"? Ma së fundi çdo njeri inteligent, po s'kje fare i humbun, ka në jetën e vete, pak se pakut një herë, nje çast përmallngjimit poetik kur zemra plot gezim a lot vaj i reh në një mënyre të mbinatyreshme. Aj

moment inspiracjoni e kontemplacjoni aq i flaket mund te mishnohet shumë herë në forme të një vjershe a një fletë poetike, po, e ky materjalizacjon mund të jetë poezi e vertetë e lartë, ose asht rjedhja e një gjendje të vetme e jo e një qënje, një jetë. Se prej poetit kerkojm një varg poezinash të vërteta, tingëllime përcjellse të një zemre, kangime të një jete poetike. Një vjershe a dy nuk e bajn poetin, sa s'e ban një lule prandveren. Vetëm ateherë, kur filion me gufue e me shpërthye lulzimi, kur filion me vlue natyra pranë, atë herë po, atëherë ndihet prandvera ...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›