E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 19 nëntor 1095 Këshilli i Klermontit

Në vitin 1095 perandori bizantin Aleks Komneni I dërgoi emisarë në Perëndim duke kërkuar ndihmë kundër turqve. Mesazhi u mor nga Papa Urbani II dhe po atë vit, në nëntor, Ati i Shenjtë mblodhi Këshillin e Klermontit për të diskutuar gjendjen. Duke iu drejtuar Këshillit, Papa i nxitit ipeshkvit dhe abatët që të sillnin me vete kryezotët e provincave të tyre. Mbledhja zgjati nga 19 nëntori deri më 28 nëntor dhe në të morën pjesë rreth 300 klerikë nga e gjithë Franca. Papa diskutoi reformat e Kishës dhe gjithashtu bëri publik çkishërimin e Filipit I të Francës, për rimartesën kurorëshkelëse me Bertradën e Montfortit. Më 27 nëntor Papë Urbani foli për herë të parë rreth problemeve në Lindje dhe u kërkoi të krishterëve Perëndimorë të luftonin kundër muslimanëve që kishin pushtuar Tokën e Shenjtë dhe po sulmonin Perandorinë Romake të Lindjes. Ka gjashtë burime të ndryshme informacioni rreth kësaj pjese të Këshillit: anonimi Gesta Francorum (Bëmat e Frëngjve), i cili ka ndikuar mbi të gjitha versionet e fjalimeve, përjashto atë të Fulçerit të Shartrës, pjesëmarrës në takim; murgu Robert, i cili mund të ketë qenë i pranishëm; Baldriku, arkipeshkvi i Dolit; dhe Guiberti i Nogentit, i cili nuk mori pjesë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›