E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga rrëmben katër çmime, zhvillohet në Nju Jork ceremonia e “MTV Video Music Awards 2025”

Një mbrëmje spektakolare me yjet më të mëdhenj të muzikës botërore u zhvillua në New York, ku u mbajt ceremonia e MTV Video Music Awards 2025.

Protagonistja absolute ishte Lady Gaga, e cila kryesoi me 12 nominime dhe u shpall Artistja e Vitit, duke fituar gjithsej katër çmime, mes tyre edhe për bashkëpunimin me Bruno Mars në “Die with a Smile”.

Ariana Grande triumfoi me trofeun më të madh, “Video e Vitit”, për klipin “Brighter Days Ahead”, ndërsa Rosé e Blackpink bëri histori si e para artiste solo nga K-pop që fiton “Këngën e Vitit”, me këngën “Apt.” në bashkëpunim me Bruno Mars.

Spektakli solli edhe suksese të tjera: Sabrina Carpenter mori çmimin “Artistja më e mirë pop” dhe “Albumin më të mirë” për “Short n’ Sweet”, ndërsa Alex Warren u shpall “Artisti i ri më i mirë”.

Mbrëmja u pasurua me çmime ndërkombëtare, nga Best K-Pop për Lisa, Best Afrobeats për Tyla, dhe Best Latin për Shakirën.

Ndër nderimet e mëdha spikati Mariah Carey, që u vlerësua me Çmimin e Pionierit të Videoklipit për karrierën e saj legjendare, ndërsa Ricky Martin mori respektivisht Çmimin e Ikonës Latine.

Spektakli kulmoi me performanca energjike dhe mesazhe sociale, dhe u mbyll me një mesazh të qartë: muzika jo vetëm argëton, por edhe frymëzon ndryshim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›