Lagarde: Mendoj për fëmijët në Nigeri, jo të varfërit në Athinë
WASHINGTON - Në një intervistë për britaniken "The Guardian", drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, krahason fëmijët e privuar nga arsimi i mirë në Afrikën e Jugut dhe ata që përballen me varfërinë në Athinë.
"Kam në mendjen time gjatë gjithë kohës fëmijët e një fshati të vogël në Nigeri, që kanë mësues vetëm dy orë në ditë, dhe tre prej tyre ndajnë të njëjtën karrige, ndërkohë që janë të etur për të mësuar shkronjat. Unë besoj se ata kanë nevojë për ndihmë më shumë, sesa njerëzit në Athinë", tha Lagarde.
Drejtoresha e FMN ka vazhduar duke thënë se grekët janë popull evazorësh fiskalë, të cilët mendojnë vetëm të mos paguajnë taksat. "Mundem gjithashtu të mendoj gjithë ata njerëz që përpiqen të shpëtojnë tatimeve gjatë gjithë kohës dhe ata grekë, të cilëve iu mungojnë shërbimet publike. Prindërit grekë nuk paguajnë taksat, nuk mendojnë për dëmin që u bëjnë fëmijëve dhe të ardhmes së tyre. Unë mendoj se ata duhet të ndihmojnë veten e tyre në mënyrë kolektive", shprehet Lagarde. E pyetur sesi mund të arrihet kjo, ajo përgjigjet: "Me pagesën e tatimit nga të gjithë."
Në intervistën për britaniken "The Guardian", kreu i FMN, Lagarde bën të qartë se Fondi nuk ka ndërmend të zbusë kushtet shtrënguese për Greqinë. "Greqia duhet të cojë deri në fund masat e përcaktuara nëse do të vijojë të marrë ndihmën financiare. FMN nuk do të rishikojë kushtet e paracaktuara të paketës së masave për Greqinë” ka thënë Lagarde.