Gjermania, plan për vendet në krizë. Kësti II për Greqinë do vonohet
BERLIN - Qeveria gjermane është duke përgatitur një projekt me 6 pika për të mbështetur rritjen ekonomike në vendet e eurozonës që përballen problemin financiar, plan që parashikon krijimin e zonave të tregtisë së lirë, sipas revistës Der Spiegel.
Berlini favorizon krijimin e zonave të tregtisë së lirë në vendet e zonës euro, që vuajnë pasojat e krizës së borxhit, në mënyrë që të tërheqë investitorë të huaj në një mjedis të favorshëm fiskal dhe me rregulla më pak kufizuese operative, shkruan Spiegel, pa zbuluar burimet e informacionit.
Plani parashikon që shtetet në krizë, të riformojnë tregun e punës bazuar në modelin gjerman duke e përshtatur legjislacionin për reduktimin e kostos së punës.
Për të kapërcyer vështirësitë e tyre financiare, shtetet mund të themelojnë edhe agjencitë që do të jenë përgjegjëse për privatizimin e organizatave publike, një model që Gjermania aplikoi pas ribashkimit të saj, për të menaxhuar pasuritë e Gjermanisë Lindore.
Ndërkaq Berlini njoftoi për vonesa të mundshme në lëvrimin e këstit të dytë të ndihmës për Greqinë. “Nuk do të ketë asnjë problem nëse kësti i ardhshëm i paketës së ndihmës do të vonohet për disa javë, pasi Greqia nuk është aktualisht në nevojë për financim të jashtëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Financave të Gjermanisë Martin Kotchaous. Më 11 maj zëdhënësi tha se "për pagesën e dozës së dytë të planifikuar prej 4 miliardë euro, është i nevojshëm raportimi i trojkës".
Sipas sondazhit të Polibarometer në televizionin publik gjerman ZDF, është rritur përqindja e gjermanëve që janë kundër qëndrimit të Greqisë në euro.
Rreth 60% e të anketuarve dëshirojnë daljen e Greqisë nga euro, krahasuar me 49% në nëntorin e kaluar, të së njëjtës anketë. Vetëm 31% e gjermanëve duan që Greqia të qëndrojë në zonën e euros.