E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagarde: Viti 2012 nuk do jetë fundi i euros

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde, tha se 2012 nuk do të jetë fundi i monedhës euro, pavarësisht krizës aktuale që ka përfshirë vendet e Eurozonës.

“Shpesh më pyesin nëse viti 2012 do të jetë fundit i monedhës euro. Unë nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke shtuar se euro është një monedhe e re, por solide.

“Kemi brenda Eurozonës presion serioz lidhur me borxhet e disa vendeve apo me forcimin e sistemit bankar, të cilat duhen adresuar. Megjithatë mendoj seriozisht se monedha euro nuk do të zhduket gjatë 2012”, u shpreh Lagarde.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›