Lagarde mbeshtet kerkesen e Greqise

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde i ka dhënë mbështetjen e saj Greqisë për kërkesën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e detyrimeve ndërkombëtare, ajo ka thënë se Greqisë i duhet dhënë një kohë shtesë prej dy vitesh që të plotësojë objektivat e veta të buxhetit, duke hyrë në një debat të ndjeshëm publik lidhur me paketat shpëtuese. FMN shpesh herë në të kaluarën është shprehur pro kësaj kërkese të Greqisë por kjo është hera e parë që drejtuesja e saj i jep mbështetjen në mënyrë të qartë
Në një konferencë për shtyp në Tokio, Lagarde gjithashtu është shprehur se FMN mund të përfshihet në programe të reja shpëtimi pa dhënë kontribut në hua të reja.
Në vend që ta mbushin paketën shpëtuese të Greqisë me kushte për shkurtime buxhetore dhe ndryshime strukturore, ajo sugjeruar se “ndonjëherë është më mirë, duke pasur parasysh rrethanat,të kesh pak më shumë kohë.”
“Kjo është ajo që ne kemi bërë thirrje për Portugalinë, po e bëjmë për Spanjën dhe e mbrojmë dhe për Greqinë, ku unë kam thënë vazhdimisht që dy vjet shtesë janë të nevojshme që vendi të përballojë programin e konsolidimit fiskal,” ka thënë Lagarde.
Gjermania po kryeson një presion nga eurozona për të nxitur Greqinë të bëjë ndryshimet maksimale ekonomike. Por FMN trembet se tensionet politike dhe sociale në Greqia janë pranë pikës së shpërthimit dhe çdo presion mbi buxhetin do të dëmtonte shanset për rikthimin e rritjes.