E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetje financiare per agrobizneset

Agrobizneset  konfirmojnë faktin që kanë arritur të modernizojnë investimet e tyre falë mbështetjeve financiare dhe teknike që Ministria e Bujqësisë ka dhënë në vitet e fundit. Duke parë shtimin e kapacitetit prodhues, por dhe kërkesat e konsumatorëve, bizneset janë shkëputur tashmë nga mënyrat e vjetra të përpunimit. Një shembull i suksesit në treg është vizituar nga afër nga ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. I pranishëm në Zemblak të Korçës, ministri Ruli ka parë nga afër linjën moderne të përpunimit të qumështit dhe prodhimeve të bulmetit.
Në zonën e Korçës vetëm një prej fabrikave të qumështit me investim prej 300 mijë euro ka përfituar 250 mijë euro subvencionim në masën 70 për qind të interesit bankar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rajonal. Falë këtij investimi janë punësuar rreth 15 persona dhe përpunohen rreth 15 ton qumësht në ditë, nga ku prodhohen lloje të ndryshme djathi dhe bulmeti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›