Lahm: Nuk jemi ne Arsenal

Mbrojtësi gjerman i Bayern Munchen, Philip Lahm ka deklaruar para ndeshjes me Arsenal se Bayern nuk është skuadër që mund të krahasohet me skuadrën angleze. Lahm ka thënë se Bayern nuk guxon të gaboj me Arsenalin pasi që ky do të ishte dështimi i sezonit.
"Dallimi mes dy klubeve është i madh. Ne jemi një skuadër më e kompletuar, më e madhe se Arsenal.
Arsenal nuk treguan asgjë në ndeshjen e parë, ata nuk kishin shanse. Bayern e diktoj lojën që në ndeshjen e parë, andaj besoj se kjo do të vazhdoj edhe në ndeshjen e dytë.
Nuk guxojmë të lëshojmë këtë rast, nëse do të ndodhte kjo ky do të ishte dështimi i sezonit" deklaroj Lahm./Indeksonline/