Shiti ndeshje në Serie A për 19 milion euro!

Njëriu më i kërkuar në botë për trukimin e ndeshjeve, kinezi Dan Tan vazhdon të jetë në arrati. Dan Tan gjindet diku në Singapor por që ende nuk është kapur nga policia dhe shërbimet sekrete.
Një gazetë gjermane ka publikuar një lajm ku thuhet se Dan Tan kishte blerë një lojë në Serie A për 19 milion euro. Gazeta shkruan se organet e hetuesisë e dinë se për cilën lojë bëhet fjalë, pa e cekur atë.
Dan Tan thuhet se ka montuar një derbi në Serie A, të cilën ndeshje ua kishte shitur bosëve të mëdhenjë në Evropë e Kinë, ku disa prej tyre ishin edhe ballkanas./Indeksonline/