E Martë, 3 Nëntor 2026

Lajçak: Bisedime të veçanta me negociatorët kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit në Bruksel, ai dhe ekipi i tij po përgatiteshin për bisedimet e ardhshme të veçanta me negociatorët kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës.

Lajçak, në rishikimin e aktiviteteve të javës së kaluar që ka publikuar në faqen e tij në Facebook, ka deklaruar se ka pasur një shkëmbim të hapur mendimesh me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, të cilët sikurse u shpreh ai, janë të përkushtuar mbi të ardhmen europiane të rajonit.

 “Biseduam për shtysën e re për zgjerimin e BE-së dhe i informova për gjendjen e dialogut dhe hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme të punës sime, përfshirjen e saj në Ballkan dhe përkushtimin e saj për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, tha Lajçak.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›