E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak Qeveria eshte pergjegjese per proces zgjedhor te ndershem

I derguari i BE-se per krizen politike ne Shqiperi Miroslav Lajcak ne permbyllje te takimeve me presidentin kryeministrin dhe kreun e opozites ka dhene nje konference per shtyp ku ka kerkuar marrjen e masave per nje fushate te ndershme per zgjedhjet lokale te 8 majit.


Duhen pergatitje me te mira per zgjedhjet vendore. Ne presim bashkepunim me OSBE-ODIHR-in dhe respektim te plote te Kodit Zgjedhor ka thene Lajcak para mediave.


Duke theksuar rendesine e madhe qe ka procesi zgjedhor per nderkombetaret Lajcak tha se qeveria ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe deri tani politikanet duken me te interesuar per rezultatet e tyre.


Ai ka kerkuar dialogun mes paleve dhe rikthimin ne proceset e integrimit evropian. Vetem me reforma mund te pershpejtohet afrimi i Shqiperise me Bashkimin Evropian tha i derguari i BE-se.

Lajcak ka folur edhe per ngjarjen e 21 janarit per te cilen ka kerkuar nje hetim te shpejte dhe te plote si dhe mbeshtetjen e institucioneve per zbardhjen e saj.

Nje pike tjeter me rendesi ne deklaraten e Lajcak ishte edhe kerkesa e tij per permiresimin e rregullores se Parlamentit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›