Lajcak Qeveria te siguroje zgjedhjet. Berisha Ka ende kohe

I derguari i BE-se per krizen politike ne Shqiperi Miroslav Lajcak ne permbyllje te takimeve me presidentin kryeministrin dhe kreun e opozites ka dhene nje konference per shtyp ku ka kerkuar marrjen e masave per nje fushate te ndershme per zgjedhjet lokale te 8 majit.
Duhen pergatitje me te mira per zgjedhjet vendore. Ne presim bashkepunim me OSBE-ODIHR-in dhe respektim te plote te Kodit Zgjedhor ka thene Lajcak para mediave.
Duke theksuar rendesine e madhe qe ka procesi zgjedhor per nderkombetaret Lajcak tha se qeveria ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe deri tani politikanet duken me te interesuar per rezultatet e tyre.
Ai ka kerkuar dialogun mes paleve dhe rikthimin ne proceset e integrimit evropian. Vetem me reforma mund te pershpejtohet afrimi i Shqiperise me Bashkimin Evropian tha i derguari i BE-se.
Lajcak ka folur edhe per ngjarjen e 21 janarit per te cilen ka kerkuar nje hetim te shpejte dhe te plote si dhe mbeshtetjen e institucioneve per zbardhjen e saj.
Nje pike tjeter me rendesi ne deklaraten e Lajcak ishte edhe kerkesa e tij per permiresimin e rregullores se Parlamentit.
Kryeministri Sali Berisha ne takimin me te derguarin e posacem te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Drejtorin Ekzekutiv te Sherbimit te Jashtem te BE-se Miroslav Lajcak ka diskutuar lidhur me pergatitjet e zgjedhjeve lokale te 8 majit.
Berisha eshte shprehur se do te angazhohen per te realizuar zgjedhjet qe permbushin standardet nderkombetare zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne kete pike Berisha tha se partite e koalicionit te maxhorances jane gati te punojne per trajtimin e problematikes se ngritur nga rekomandimet ne raportin e OSBE/ODIHR-it qe zgjedhjet e 8 majit te jene me te mirat te realizuara ne Shqiperi.
Teme diskutimi ne kete takim ishin dhe hapat e metejshem te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Duke i rikonfirmuar drejtorit Lajcak se integrimi sa me i shpejte i Shqiperise ne BE Berisha e ka garantuar se qeveria shqiptare po punon intensivisht dhe do te bej te gjitha perpjekjet per te adresuar kerkesat e ketij procesi.