Lajçak: T’i jepet fund dhunës

(E plotësuar) Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, i dërguar me porosi të Ashton, kryeson Delegacionin e BE-së në Tiranë, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin, Sali Berisha, Presidentin Topi dhe kreun e PS-së, Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi duke bërë publike qëndrimin e BE-së.
Diplomati Lajçak, i dërguari i posaçëm i Ashton në fillim të fjalës së tij në konferencën për shtyp të delegacionit të BE-së, i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën në demonstratën e datës 21 janar të organizuar nga opozita e bashkuar.
“Së pari iu shpreh ngushëllimet familjeve për viktimat”, tha Lajçak.
I dërguari i BE-së ka nënvizuar në fjalën e tij se nuk behët zgjidhje politike me dhunë. Ai kërkoi se institucionet e BE-së duan të shohin fund të dhunës Ai tha se në takimet me krerët e qeverisë dhe shteti shqiptar, BE ka shprehur shqetësimin në lidhje me dhunën në Shqipëri. “Duhet parandalimi i dhunës së më tejshme. Nuk mund të dhunohet institucionet. Duhet të shmangen veprime të tilla”, ka deklaruar i dërguari i BE-së, Lajçak.
“Unë u kërkova përfaqësuesve politikë; parandalimin e ndonjë dhune të mëtejshme, respektin për institucionet shtetërore, përgjegjësi për ata që shkaktuan vdekjet, shmangien e ndonjë veprimi që mund të shtyjnë këtë boshllëk dhe ndan skenën politike shqiptare dhe në fund kthimi i Shqipërisë në udhën e saj evropiane”, tha në një konferencë të shkurtër për mediat, i dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak.
Ai nënvizoi se me këto veprime mund të cenohet puna e Shqipërisë për Integrimin Europian. Ai kërkoi që të dyja palët si qeveria dhe opozita të luajnë rolin tyre.
“BE është bashkë me Ju dhe gati të ndihmojë vendin tuaj. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në Shqipëri edhe zj.Ashton edhe Z.Fule edhe unë jam i gatshëm, të kthehemi këtu, por varet nga politikanët tuaj të bëjnë zgjidhjen e duhur. Ata e dinë farë mirë çfarë duhet të bëjnë”, ka deklaruar Lajçak. /abcnews/
Lajçak nis bisedimet në Tiranë
I dërguari i BE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me presidentin Bamir Topi.
Në takim është folur për situatën në vend, pas përshkallëzimit të saj në demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, raporton Top Channel.
Më pas , Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë që në orën 10:45 është parashikuar që diplomati sllovak të takohet me kryetarin e PS-së, Edi Rama.