E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak, ndërmjetës për zgjidhjen

Mediat kosovare raportojnë se Bashkimi Evropian ka mandatuar një diplomat të lartë si ndërmjetës për të zgjidhur krizën në Shqipëri.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, i cili do të udhëtoj shpejt drejt Tiranës.

Lajmin ua ka konfirmuar edhe lidërve politikë në Shqipëri, kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton.

Burimi i ka thënë se tashmë ajo ka biseduar në telefon me kryeministrin Berishën dhe kreun e PS, Ramën për emërimin e Lajcakut.

Diplomati sllovak ka përvojë në ndërmjetësime, pasi së fundi ai ka shërbyer edhe në Bosnjë Hercegovinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›