E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak ne Tirane takon Topin Berishen dhe kreun e PS-se Rama

I derguari i BE-se Miroslav Lajcak ka mberritur sot ne Tirane ne viziten e tij te dyte brenda pak ditesh si ndermjrtesues per rivendosjen e dialogut mes partive politike ne vend. Rreth nje ore me pare Lajcak eshte takuar me presidentin Bamir Topi ndersa nuk eshte bere asgje publike mbi cfare eshte biseduar.

Ne keto momente Miroslav Lajcak eshte ne takim me kryeministrin Sali Berisha e menjehere me pas rreth ores 1630 ndermjetesuesi i BE-se do te takohet me liderin e opozites Edi Rama.

Ne viziten e tij te pare i derguari i posacem i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak fillimisht u shprehu ngushellimet familjeve qe humben njerezit e tyre ne demonstraten e 21 janarit. Me tej ai theksoi mesazhin e qarte qe i drejtohet popullit shqiptar. Ne jemi me ju duam qe Shqiperia te kete nje perspektive te qarte evropiane. Duam te shohim ulje te dhunes. Nuk eshte menyra evropiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame te premten.

Lajcak permendi takimet e tij me udheheqesit kryesore gjate te cilave shprehu shqetesimin e BE-se ne lidhje me situaten. Theksova nevojen per qetesi. U kujtova perfaqesuesve politike pergjegjesine e tyre. Ne kerkojme shmangien e veprimeve qe mund te cojne ne konfrontime te tjera. Lajcak shprehu ne emer te BE-se se ne duam kthimin e Shqiperise ne rrugen evropiane. E bera te qarte se e ardhmja e Shqiperise varet nga ajo qe ne u kerkojme udheheqesve tuaj te behet dhe te behet tani. shte ne doren e politikaneve tuaj te bejne levizjen e duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine me saktesi se cduhet te bejne nenvizoi ai ne mbyllje te konferences per shtyp



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›