E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Qeveria ka marre peng institucionet

Partia Socialiste, duke komentuar aktivitetet e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit, ka denoncuar sot pengmarrjen sipas saj të institucioneve nga mazhoranca qeverisëse.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Sajmir Tahiri ka deklaruar se opozita e bashkuar do vazhdojë të luftojë kundër drejtuesit të qeverisë, kryeministrit Sali Berisha.

“Parlamenti është marrë peng, të gjitha institucionet janë marrë peng. Por Saliu do të na ketë përballë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë paqësore”, ka deklaruar Tahiri.

Deputeti socialist ka theksuar se krijimi i një qeverie teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme janë opsioni i vetëm për daljen nga kriza.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Berisha që të dorëzojë gardistët dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të reja”, ka pohuar Tahiri. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›