E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak refuzontë zërë vendine Feith në Kosovë

BRUKSEL- Drejtori menaxhues i Ballkanit Perendimor në BE, Miroslav Lajçak, ka refuzuar që të zërë vendin e Piter Feith, si përfaqësuesi special i BE-së në Kosove, deri në emërimin e zyrtarit të ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë Lajçak, gjatë raportimit të djeshëm në komisionin e marrëdhënieve me jashtë të parlamentit europian, lidhur me zhvillimet më të fundit në vendet e rajonit. Ai ka konfirmuar se brenda 2-3 muajsh do të sqarohet prania e ardhshme e BE-së dhe se planifikohet unifikimi i dy zyrave aktuale, atë të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së me atë të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian. Por, derisa kjo të mos ndodhë, Lajcak ka thënë se ai nuk do të jetë personi, i cili do të ushtrojë detyrën e përfaqësuesit special të BE-së.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se në këtë vendim, ka ndikuar fakti se vendi i Lajçak Sllovakia është një prej 5 vendeve të BE-së që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë raportimit para eurodeputetëve, Lajçak theksoi se për Kosovën, sfida më e madhe është dialogu, tani pas konsolidimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentes dhe se është shënuar një progres pozitiv tashmë në këto negociata për bashkëpunimin rajonal dhe regjistrat civil. Sipas tij BE, mbetet i angazhuar në këtë dialog si një nga prioritetet kryesore në Ballkanin Perëndimor për këtë vit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›