E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina zgjohetmes dëbores eluleve pranverore

PRISHTINE- Kryeqyteti i Kosovës sot në mëngjes ishte me imazhe dimri e pranvere, dëbore dhe lulesh bashkë.

Dëbora që nisi e dendur dje pasdite dhe në mbrëmje e që po binte edhe sot në mëngjes ngapak me “fluturime” fjollash të rralla e të lehëta, ende zbardhte, por edhe shkrinte. Ishin pamje të bukura me behar e dëborë të pranverave me dimër në Prishtinë.
 
Në kryeqytetin kosovar dëborë ra edhe në pragpranvere, më 20 mars, ndërsa mëngjesi i parë pranveror ishte i vranët dhe i mjegullt.

Dëbora e parë e dimrit, i cili ka ikur me kalendar para më se tre javësh, ka nisur para më shumë se pesë muajve, që në vjeshtë më 27 tetor.

Prishtinës, ku dëbora bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina), sikunder që thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga perandori Justinian.
/atsh/Balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›