Lajçak takohet me kreun e opozitës Rama

Delegacioni i BE-së i kryesuar nga Drejtori ekzekutiv në shërbimet e jashtme në Bashkimin Europian Miroslav Lajçak ndodhet në selinë rozë ku po takohet me kreun e opozitës Edi Rama.
Pritet që edhe me kreun e opozitës i dërguari i posaçëm i BE-së Lajçak të diskutojë për situatën politike në vend pas ngjarjeve të 21 janarit dhe për një zgjidhje të ngërçit politik.
Ndërkohë më herët i dërguari i Ashtonit, Lajçak është takuar me kreun e shtetit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.