E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE:Të rifillojë sa më shpejt dialogu politik

Kryesia e OSBE-së i ka bërë thirrje forca politike shqiptare të nisin sa më shpejt dialogun politik dhe të heqin dorë nga organizimi i demontratave. Në një deklaratë për shtyp kryesia e OSBE-së thekson se nxit dialogun politik, në bisedimet mes kryetarit të qeverisë dhe atë të opozitës të Shqipërisë.
 

Në fjalën e tij Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavicius, duke folur në emër të Kryesisë lituane të OSBE-së, u bëri thirrje sot qeverisë dhe opozitës së Shqipërisë që të rifillojnë sa më shpejt dialogun politik konstruktiv dhe të heqin dorë nga organizimi i demonstratave në ditët e ardhshme, për të shmangur kështu rritjen e tensionit.
 

Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, Ignatavicius deklaroi se OSBE-ja ndjen keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjet që ndodhën kur demonstrata politike e së premtes kaloi në dhunë. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi nevojën për të hetuar ngjarjen dhe për t`i vënë autorët e dhunës përpara drejtësisë.
 

"Për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese, janë të nevojshëm dialogu dhe dëshira për të bërë kompromis. Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend. Retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen dhe duhet shmangur” theksoi Ignatavicius.
Ignatavicius theksoi, gjithashtu, se ruajtja e rendit publik dhe shtetit të së drejtës është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›