Lajçak: Implementimi i marrëveshjes, çelës për integrim
SLLOVAKI - Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar sot se çelësi për integrimin e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, do të jetë zbatimi i marrëveshjes i arritur të premten në Bruksel.
“Shqyrtimi i sotëm në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg ka treguar se Brukseli do të përpiqet të tregoj se sa pozitivisht e përjetojmë këtë marrëveshje, në mënyrë që qytetarët në Serbi dhe Kosovë, të shohin se ajo që është arritur është e mirë për ardhmërinë e tyre evropiane.”,- i tha Lajçak agjencisë sllovake të lajmeve TASR.
Duke folur për 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Lajçak theksoi: “Në rastin e Kosovës këtu është edhe fakti se BE-ja është e ndarë në 22:5, rreth njohjes së pavarësisë. Këto pesë shtete nuk paraqesin ndonjë bllok, secila prej tyre qëndrimin e vet e ka ndërtuar në bazë të argumenteve të veta”.
Sllovakia është mes 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
(er.nu/rel/BalkanWeb)