Armando Sadiku, tjetër dopietë për Luganon në Zvicër
ZVICER - Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka shënuar sërish për ekipin e tij në Zvicër, Luganon. Ai vijon të jetë një goleador, teksa është ngjitur në kuotën e 16 golave, duke dashur të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.
Ka qenë pikërisht Sadiku që ka hapur serinë e golave në ndeshjen Arau-Lugano, ku elbasanasi ka shënuar në minutën e 26-të me anë të një 11-metërshi dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e tij. Më pas Arau ka barazuar dhe madje ka përmbysur.
Sërish ishte Sadiku që shënon po me penallti, duke barazuar përkohësisht, sepse vendësit e Araus shënojnë sërish dhe fitojnë takimin. Lugano është në mesin e renditjes dhe nuk rrezikon të bjerë nga kategoria.
Ndërsa në aspektin personal Sadiku vijon të ngjitet, teksa në fund të sezonit pritet të ketë më shumë oferta se çdo lojtar tjetër i Kombëtares shqiptare, edhe për faktin se i mbaron kontrata dhe është në formë.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)