Elbasan, kërkohej për tentativë vrasje, prangoset 22-vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Burimet policore bëjnë të ditur se është arrestuar Florian Lamçja, banues në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në 18 prill për motive banale ka tentuar të vrasë me pistoletë, A. H, 26 vjeç nga Elbasani.
“Kapja e tij u bë pasi, ky shtetas dyshohet se më datë 18 Prill 2013, në lagjen Brigada 17 Sulmuese Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë tip pistoletë shtetasin A.H., 26 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në komunikatën e policisë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan, kërkohej për tentativë vrasje, prangoset 22-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email