Lajçak përshëndet marrëveshjen

Zëvendëskryeministri, ministri i Jashtëm dhe i çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Lajçak ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Bruksel nga kryeministri i Kosovës dhe i Serbisë, në dialogun e udhëhequr nga Komisionerja e lartë për politikë të Jashtme, Catherine Ashton.
“Nuk dua ta fsheh që lajme nga Brukseli më ka bërë shumë të lumtur, ndonëse gjithmonë kam besuar se vendi i vetëm ku mund të zgjidhjen këto probleme do të jetë tavolina e negociatave. Ashtu siç kam thënë në të kaluarën, vetëm dialogu, marrëveshjet dhe implementimi i tyre mund të tejkalojnë problemet e së kaluarës dhe të ndihmojnë të fokusohemi në të ardhmen. Unë vërtetë besoj se marrëveshja është një impuls i rëndësishëm në stabilizimin e mëtejshëm të rajonit”, ka thënë Lajçak./Indeksonline/