Gjilas: Qeveria serbe e njohu Kosovën

Kreu Partisë Demokratike (DS), Dragan Gjilas, ka thënë se partia e tij do të mbështes marrëveshjen me Kosovën, me kusht që qeveria aktuale sinqerisht t’u thotë qytetarëve se ajo do të thotë njohje de facto e pavarësisë së Kosovës.“Duke pasur parasysh, para se gjithash sigurinë e njerëzve në Kosovë dhe dëshirën që Serbia të ec drejt BE-së, DS mbështet nënshkrimin e marrëveshjes, por me kërkesën që popullit t’iu thuhet e vërteta”, ka thënë Gjilas, transmeton Telegrafi lajmin nga Beta.
Ai ka thënë se partia e tij në parlamentin e Serbisë do të votojë për marrëveshje, kurse të vetmit deputet nga Kosova, Goran Bogdanoviqit do t’i lihet mundësia që ai vetë të vendos se si do të votojë.
Gjilas ka thënë se pushteti aktual në Serbi, gjatë tetë muaj bisedimesh në Bruksel, e ka sjellë vendin në një situatë pa rrugëdalje./Indeksonline/