Podgoricë: Opozita protestoi kundër “vjedhjeve në votime”

- Mbështetësit e opozitës kanë protestuar sot në kryeqytetin Podgoricë lidhur me dyshimet për vjedhje në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.Komisioni Zgjedhor i Malit të Zi e ka shpallur presidentin aktual, Filip Vujanoviq, fitues të zgjedhjeve më 7 prill.
Por, rivali i tij nga opozita malazeze, Miodrag Lekiq, është ankuar lidhur me dyshime për vjedhje të votave.
Organizuesit thonë se në protestën e sotme në Podgoricë kanë marrë pjesë 10 mijë vetë, ndërsa policia konsideron se ishin të pranishëm 5 mijë njerëz, transmeton REL.
Duke brohoritur “vjedhës” dhe bartur pankarta “Koha për ndryshim”, protestuesit thanë se nuk do ta pranojnë mandatin e tretë të Vujanoviqit.
Ata kërkojnë që parlamenti ta anuloj votimin brenda 10 ditësh dhe të caktohen zgjedhjet e reja.
Vëzhguesit thonë se zgjedhjet për president, që në masë të madhe është post ceremonial, “në përgjithësi i kanë plotësuar përkushtimet e OSBE-së”./Indeksonline/