E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajm i Fundit/Arrestohen në Greqi dy persona të dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj

25-02-2013 / Gazeta 55

(Në foto Arben Frroku, autori i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit)


Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Njëri prej të arrestuarve është shtetasi Arben Frroku, biznesmen i njohur për konfliktet me kryekomisar Lamaj ku i ndjeri drejtonte Komisariatin e Kombinatit, ndërkohë që personi tjetër i arrestuar mësohet të jetë shtetasi me inicialet J.J, i cili ka qenë në shoqërinë e Frrokut në momentin e ndalimit nga policia greke në Selanik. Mësohet se pasur një kërkesë nga strukturat e policisë për shtetin grek. Burime greke bëjnë me dije se është bërë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve për llogari të shteti shqiptar, por ende nuk jepet një konfirmim zyrtar për arrestimin nga pala greke. Strukturat e policisë po vijojnë hetimet nëse personat e arrestuar në Selanik. Janë ato që kanë ekzekutuar kryekomisar Lamajn, apo janë urdhëruesit e krimit. Paraprakisht mendohet të arrestuarit, kanë kaluar ilegalisht drejt kufirit grek dhe më pas të jenë zhvendosur në Selanik. Dyshimet fillestare policia shqiptare i ka pasur që në orën 19:00 të ditës së djeshme ku gjatë kontrollit në banesën e Frrokut nuk e kanë gjetur. Frroku është shpallur në kërkim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›