Lajme të mira për Tatlisesin
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 10:14
Kryeminisitri turk Rexhep Taip Erdogan ka vizituar këngëtarin Ibrahim Tatlıses, në spitalin ku ai po mjekohet, pas sulmit me armë zjarri në javën e kaluar.
Gjatë vizitës së tij prej 20 minutash, Erdogan gjithashtu ka pranuar kandidaturën e Tatlisesit për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në zgjedhjet e ardhshme nacionale më 12 qershor.
Këngëtari që shpëtoi pas plagosjes në kokë, do të kandidojë për deputet për vendlindjen e tij Shanlıurfa. Duke folur para gazetarëve, Erdogan tha se ka lajme të mira për shëndetin e këngëtarit: “E pashë Tatlisesin dhe ai dukej shumë mirë.