E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 15:16

Pijet energjike janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve dhe shkatërrojnë zmaltin më shumë se uji mineral dhe lëngjet e pemëve.

Pijet energjike përmbajnë shtesa të thartirës së limonit, andej me rastin e blerjes duhet me kujdes të lexohet përbërja e pijeve. Për ujin mineral stomatologët thonë tashmë një kohë të gjatë se nuk është i mirë për dhëmbët.

Po ashtu, nuk janë të mira as lëngjet dietike. Konsumimi i këtyre dy pijeve mund të shkaktojë probleme serioze dhe prishje të dhëmbëve. Sipas hulumtimeve të fundit, lëngu nga portokalli shkatërron edhe deri në 84 për qind zmaltin e dhëmbëve.

Stomatologët këshillojnë që lëngjet nga limoni, portokalli dhe ananasi të pihen përnjëherë, e jo të konsumohen gjatë tërë ditës. Sa më i vogël të jetë kontakti i thartirës me dhëmbët, aq më mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›