Romet e debuar refuzojne cadrat ne periferi

Ministria e Punes ka ngritur kampin per 45 familje rome ne Babrru. Romet Ne kete zone nuk sigurojme dot jetesen
Romet e shperngulur nga zona e Stacionit te Trenit ende jane pa nje cati mbi koke. Ne nje zone ne periferi te Tiranes dhe konkretisht ne Babrru e cila eshte marre me qira eshte ngritur kampi per 45 familjet rome por keta te fundit e kane refuzuar kete zone duke vazhduar te rrine nen qiell te hapur.
Zv.ministrja e Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale Filloreta Kodra kerkoi ndihmen e shoqatave qe te bindin romet per tu vendosur ne kampet e ngritura per ta por kete te fundit refuzojne duke theksuar se ne ate zone jane larg mundesine per te ushtruar punet e tyre. Keshtu atyre u duhet te jetojne ende ne kushte mizerabel larg cdo standardi jetese.
Kampet
Ne nje fushate ta hapur jane te vendosura cadrat njera pas tjetres te cilat te lene te kuptojne se kjo situate ka te beje me nje emergjence nga e cila vet romet nuk kane shpresa se do tia dalin. Ministria e Punes ka sqaruar se ne kete vend do te jene te gjitha sherbimet qe do te sigurojne nje jetese normale. Per sa lejojne kushtet ne cadra per keto familje qe prej disa javesh jetojne ne rruge. Ne presim qe ata te vijne.
Vendi eshte gati te fillojne te jetojne normalisht ne kushte njerezore. Ne do te kerkonim edhe mbeshtetjen e shoqatave te cilet trajtojne ceshtjet rome qe ta marrin seriozisht kete pune ne menyre qe ti ndihmojne seriozisht ata njerez - pohon zv.ministrja e Punes dhe eshtjeve Sociale Filloreta Kodra.
Ministria e Punes ka sqaruar se nderkaq po punohet se ku mund te vendosen perfundimisht familjet rome. Ne baze te listes se bere publike nga Ministria e Ekonomise romet do te stabilizohen ne ish-godinat e reparteve ushtarake disa prej te cilave ndodhen ne Vaqarr Peze e Sauk.
Romet
Por ndersa zyrtaret e ministrise kane ngritur kampin ku keto familje duhet te qendrojne derisa te kaloje faza e pare e emergjences nje pjese e madhe e familjeve rome kane refuzuar te shkojne aty me arsyetimin se eshte shume larg nga zonat ku ushtrojne aktivitetin e tyre per te mbijetuar kryesisht duke mbledhur kanoce dhe hekurishte.
Ne atje nuk shkojme sepse te gjitha punet i kemi larg. Ne dalim e mbledhim kanoce per te siguruar buken e gojes se kemi nevoje edhe per te ngrene. Na thone se do kemi ushqime por na japin vetem dy feta buke nje veze e nje molle.
Nuk mund te jetojme me aq - tha njera nga romet. Nderkohe nje rome tjeter theksoi se nuk mund ti largojne mundesite per te fituar ato pak leke duke mbledhur hekurishte per te siguruar buken e gojes. Mbledh rreth 2 mije deri ne 5 mije leke te vjetra hekurishte ne dite por te pakten me keto para blej buken - pohon nje nga romet.
Nelaj Femijet rome te mos shkeputen nga arsimimi
Femijet rome te braktisur nga barakat e tyre nuk duhet te shkeputen nga arsimi. Keshtu u shpreh koordinatori i programit te Arsimit dhe Romeve ne fondacionin SOROS Dritan Nalaj i cili theksoi se duhet te punojne te gjithe aktoret per permiresuar situaten. Kudo qe romet te vendosen duhet te qe femijet e tyre te mos shkeputen nga arsimimi pasi kjo eshte shume e rendesishme - theksoi Nelaj.
Nderkohe ai sqaroi se kane dhene asistencen e tyre per problemin e shpernguljes se romeve por sipas tij eshte shume e rendesishme qe te gjithe aktoret te japin kontributin e tyre per permiresimin e situates se jeteses se tyre.