Lajmet ne media per gjendjen shendetesore te Mandeles

Nelson Mandela nuk është në gjendje vegjetative. Presidenca e Afrikës së Jugut ka mohuar lajmin e publikuar në mediat vendase, sipas të cilave mjekët që po kujdesen për liderin afrikan i kanë këshilluar familjarëve që ta shkëpusin atë nga aparati që e mban në jetë. Përgënjeshtrim që mbështetet edhe nga bashkëshortja e çmimit Nobel për Paqen që është shtruar në spitalin e Pretorias që nga data 8 qershor.
Ish presidenti është i lidhur me një aparat që e ndihmon të marrë frymë dhe populli i Afrikës së Jugut po e shoqëron në betejën e tij të fundit.