Te shtena armesh gjate tubimit te perkrahesve te Morsit ne Tahrir te Kajros
Mijëra mbështetës të ish presidentit Mohamed Morsi ne Egjipt u mblodhën pranë një xhamie të Kajros duke protestuar kundër ushtrisë. Në kryeqytetin e Egjiptit njoftohet për të shtëna, gjatë një përleshjeje midis përkrahësve të presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi dhe trupave qeveritare, ndërkohë që në të gjithë vendin thuhet se ka patur përplasje të ngjashme. Ne raportimet me te fundit te mediave te huaja thuhet se ne keto tubime ne sheshin Tahrir te Kajros jane degjuar te shtena armesh. Sipas rrjetit Al Jazera ka pasur 3 viktima, ndersa CNN deri ne keto caste flet per 10 te plagosur nga te shtenat e armeve.
Dëshmitarë okularë thonë se ushtarët hapën sot zjarr ndaj protestuesve pro-Morsit, të cilët po përpiqeshin të marshonin drejt ministrisë së mbrojtjes.
Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantojë të drejtën e protestës edhe per mbeshtetesit e ish presidentit Morsi, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare.
Por nje Udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane u zotua
në Kairo se protestat do të vazhdojnë deri sa Presidenti Morsi te vije serish në pushtet. Një predikues i Vëllazërisë Myslimane tha se shumë njerëz janë gati të marshojnë kundër ushtrisë, por qëllimet e tyre janë paqësore. Vëllazëria Myslimane i ka dënuar veprimet e ushtrisë si një grusht shteti ushtarak i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm.
Shumë udhëheqës të këtij grupi janë vënë nën arrest shtëpiak, ndërsa ish presidenti Morsi thuhet se ndodhet në paraburgim ushtarak.