Lajmi i mire dhe lajmi i keq
Nga Petrit Selimi
Kam ca pune me disa partnere maqedonas, qe vizitojne Kosoven nganjehere. Jane djem e cika te reja qe punojne ne industrine kreative dhe marrin pjese ne tendere te ndryshem, qe shpallen ne Kosove. Punojne profesionalisht ne fusha ku kosovaret ende s'kane krijuar kapacitete implementuese. Jane entuziaste te Kosoves, sepse kujtojne qe te gjitha shanset qe ka humbur Maqedonia gjate pavaresimit, ne disi jemi duke i shfrytezuar. Kujtojne qe ka me shume energji pozitive dhe ndermarresi ne Kosove.
Biseduam perseri ne Prishtine, para ca ditesh, dhe me thane qe e vetmja gje qe nuk na dallon neve prej tyre, per fat te keq, eshte - korrupsioni.
T'ju them te drejten, nuk u pajtova...
Ju tregova qe, nga eksperienca ime personale, policet e thjeshte maqedonas jane jashtezakonisht te korruptuar, dhe se ne ne Kosove jemi te lumtur qe, se paku ne rruge dhe pika kufitare, nuk ka korrupsion me pakez pare. Aso mito irrituese qe jane si harac i banditeve dhe cubave ne autostradat ballkanike. Tek ne, parate ndoshta merren ne majat shume me te larta te piramides. Dhe, per kete mungese korrupsioni rrugor, kam ushqyer gjithmone ndjenja te krenarise me ate polici qe kemi. Qe nuk felliqen me pak pare, duke i bezdisur qytetaret e thjeshte.
"Kujton ti qe nuk marrin policet tuaj", ma ktheu maqedonasi!
"Sot m'i moren ne kufi 5 euro, per nje kafe".
Sipas tij, policet kufitare shqiptare ne Han te Elezit, sa here qe shohin qe ne kerr ka shofere maqedonas, pa ndonje prani te kosovarit apo ndonje personi zyrtar, shpesh gjejne behane a gabime dhe kerkojne pa pike marre ne fytyre nga 5 ose 10 euro bakshish.
Derisa policet maqedonas nuk guxojne te kerkojne para nga qytetaret e vet, sepse frikesohen nga paraqitja e korrupsionit, keshtu edhe tanet nuk na prekin neve, por ja qe maqedonasve shpesh ua faturojne "nga nje kafe", ne emer te denimeve per ndonje gabim ekzistent ose joekzistent.
Te kuptohemi, gjithmone kam degjuar se ka police qe bezdisin naten kamionet e mallrave (tarifa na qenka 50 euro per shleper), por ja qe une s'kam qene deshmitar i ketyre akteve..
Biznesi naten ka nje veti - kurre nuk dihet kufiri i qarte midis shvercit dhe importit legal. Megjithate, u shokova qe ne pike te dites, ne kufi te Republikes se Kosoves, sot paskemi police qe ngucin jo-shqiptaret duke ua futur nje harac te vetin, ne vend te mireseardhjes.
Maqedonet me thane se ata e kane vetem nje perparesi ndaj nesh. Kur ma permenden politiken, kujtova se po tallen, sepse se paku ne pejsazhin politik jemi shume me te paster se politika e maqedonasve dhe shqiptareve te Maqedonise, qe dominohet nga hajnat dhe te paaftit.
"Jo, ne e kemi Obaman" - me tha maqedonasi. Kur e pa fytyren time te befasuar, me foli per Imer Selmanin. Kandidatin shqiptar per Kryetar te Maqedonise. Nacionalistet e Republikes se Maqedonise, si shqiptaret ashtu edhe maqedonet, jane befasuar me figuren e Kryetarit te Demokracise se re Imer Selmani. Derisa ai arriti t'i fitoje 150.000 vota ne total dhe te renditet lart ne listen e kandidateve.
Per te votuan edhe rreth 55.000 joshqiptare. Nder margaritaret statistikore te rezultateve fenomenale te Selmanit, te permendim po ashtu se ai ka fituar edhe vota ne komunat e Maqedonise Lindore, ku s'gjendet asnje shqiptar i vetem. Ne Valandove, ku kane lindur dy kunder-kandidate maqedonas Ivanov dhe Ruzhin, Selmani ka fituar 660 vota, me shume se themi se Frckovski ose Boskovski, dy fytyra shume te njohura te politikes maqedonase.
Selmani ka bere nje fushate pa shume premtime dhe pompozitet dhe gjuhe agresive te politikes ditore, qe eshte bere menyre e zakonshme e komunikimit midis taborreve te armiqesuara shqiptare.
Selmani eshte i sinqerte dhe i njohur per pune te perfunduara mire dhe per merak, sa ka qene Prefekt dhe Minister. Ka edhe profil ne Facebook dhe shume kohe na paska shpenzuar edhe ne komunikim me te rinj.
Shoket maqedonas me thane se edhe Mirushe Hoxha e PDSH-se ka qene nje risi e madhe per komunitetet e atjeshme, por ja qe Selmani ka arritur qe, per here te pare ne historine e ketij shteti, te jete me te vertete kandidat mbi-etnik. I punes dhe jo i fjaleve. I respektit e jo urrejtjes.
Keshtu, gjate nje dite, mesova nje lajm te mire, per puhizen e lehte te demokracise se re qe ndoshta do te sjelle pranveren e shumepritur ne Maqedoni, dhe nje lajm te keq, qe ca police kosovare nuk jane ndryshe prej homologeve serbe, maqedonas dhe malazias - me pranim te detyres shnderrohen ne bandite notore te rruges. Cuba jo te denje per uniformen qe e veshin.
SHBA-Rusi, ky fillim i ri i veshtire
Daniel Scheschkewitz & Elert Ajazaj
Ndryshe nga qeveria e Bush-it, e cila e pranonte perkeqesimin e ngadalshem, por te vazhdueshem te marredhenieve me Mosken, ekipi qeveritar i Barack Obames shpreson ne nje fillim te ri te marredhenieve dypaleshe te SHBA-se me Rusine. Kete e beri te qarte edhe ministrja e re e jashtme Hillary Clinton, ne perfundim te takimit me homologun e saj rus Sergej Lavrov ne fillim te marsit ne Gjeneve: "Pati nje bisede shume te hapur mbi ceshtjet, ku mendimet tona nuk pajtohen ende. Kemi nevoje per me shume besim, me pak te papritura dhe me shume perparime. Keto arrihen vetem duke bashkepunuar."
Nder pikat me te diskutueshme ne marredheniet dypaleshe te dy fuqive berthamore ben pjese sistemi i mbrojtjes raketore amerikane ne Evrope.
Moska e sheh kete mburoje qe mendohet te kete si vende stacionimi Republiken Ceke dhe Polonine si akt agresiv, ndersa Uashingtoni terheq vemendjen tek kercenime potenciale prej shtetesh si Irani. Por, ne dallim nga paraardhesja e saj qeveria e Obames duket e gatshme per kompromise. Ajo thote, se Moska mund te marre pjese ne zhvillimin teknik te sistemit.
Nje tjeter teme kyc do te ishte Marreveshja Start, e cila perfundon ne fillim te dhjetorit. Ajo u nenshkrua ne 1991-in nga presidentet e atehershem Gorbacov dhe Bush dhe ishte themeli per kontrollin dhe kufizimin e ndersjelle te arsenaleve berthamore. Marreveshja Start II deshtoi ne fund te viteve nentedhjete per arsye te rezistences se Kongresit dhe te Dumes. Ne kohen kur u be iventari i fundit i armeve ne korrik te vitit te kaluar, SHBA-ja zoteronte ende 5.950 koka shperthyese berthamore, Rusia 4.100.
Por presidenti Obama ka dhene nderkohe sinjale se eshte parimisht i interesuar per nje marreveshje te re berthamore me Mosken. Obama gjate konferences se tij te pare per shtyp: "Nje prej synimeve te mia eshte te pengohet perhapja e metejshme e armeve berthamore. Besoj se eshte e rendesishme qe SHBA-ja dhe Rusia te prijne. Kete ia kam thene edhe presidentit rus Medvedev, po ashtu si i kam thene se duhet te fillojme me reduktimin efektiv te armeve berthamore".
Nese kjo rruge do te ndiqet me konsekuence, nje tregues i rendesishem do te jete takimi i Londres.