Gazetaria hulumtuese, sa e penguar ne Kosove
Bekim Shehu
Ne Kosove akoma mungon liria e shprehjes. Me te rrezikuarit jane gazetaret, qe zhvillojne tema hulumtuese. Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves ka evidentuar dhjetera raste, kur gazetaret jane penguar ne punen e tyre, jane kercenuar ne disa raste edhe jane rrahur. Vetem gjate vitit 2008 kjo organizate ka regjistruar 12 raste, ku gazetaret kosovare kane qene viktima te dhunes. Lajmi eshte i mire, lajmi eshte i keq, me rendesi eshte te thuhet e verteta. Eshte kjo nje shprehje e njohur ne profesionin e gazetarit. Mirepo jo gjithmone gazetaret mund te arrijne, qe ta thone te verteten. Kjo sepse ata kercenohen nga grupe te ndryshme interesi, ne shume raste edhe nga zyrtare institucionale, te cilet nuk deshirojne, qe e verteta te thuhet.
Valdete Osmani, gazetare e nje te perditshmeje kosovare, ka qene viktime e dhunes, qe i eshte bere nga policia dhe nje kompani private sigurimi ne Biblioteken kombetare te Prishtines. Ne nje rast kohe me pare ajo ka bere disa fotografi gjate nje perleshjeje ndermjet punonjesve te sigurimit te Bibliotekes kombetare dhe disa studenteve te besimit islam, te cilet kane dashur qe ne biblioteken kombetare te kryejne ceremoni fetare. Valdetes i merret aparati fotografik nga punonjesit e sigurimit dhe policia e Kosoves dhe fotot e saj zhduken. "Ne kete rast une jam ndjere shume keq, sepse une nuk e kam penguar policine dhe as punonjesit e sigurimit ne punen e tyre, ndersa ata me kane penguar mua, madje m´i kane zhdukur edhe fotografite. Kjo eshte zhgenjyese, sepse nese ne nje institucion publik ndodh kjo, merreni me mend se cfare mund te ndodhe, nese nje gazetar zhvillon nje teme hulumtuese, ku preken grupet e interesit", thote Valdete Osmani.
Ka edhe dhjetera raste te tjera, kur gazetaret kosovare jane penguar ne punen e tyre, jane rrahur dhe jane kercenuar. Jane 12 raste te evidentuara vetem gjate vitit 2008 nga Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves. Bul Salihu, anetar bordi i ketij asociacioni, thote se gazetaria profesionale nuk duhet kuptuar si kercenim ndaj tjetrit, por si kritike dhe lajm per te verteten. "Shume gazetare, qe tentojne te bejne gazetari profesionale, hulumtuese dhe te paanshme shpesh here hasin ne pengesa te ndryshme, sepse qeveritaret, partite politike dhe grupe te ndryshme interesi nuk deshirojne qe e verteta te dale ne shesh. Fatkeqesia eshte se institucionet e Kosoves dhe grupet e interesit nuk e kuptojne rolin e mediave. Ata mendojne se mediat duhet te jene ne sherbim te tyre dhe ne kete rast e verteta eshte krejt ndryshe, sepse mediat duhet te jene ne sherbim te fjales se lire dhe qytetareve," thote Bul Salihu.
Shume organizata nderkombetare, qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe te drejtat e gazetareve ne raportet e tyre kane qene kritike per lirine e shprehjes ne Kosove. Organizata amerikane Fredon Hauese, kritikon ne raportin e saj te fundit institucionet e Kosoves se po ushtrojne ndikim tek mediat. Madje kjo organizate e ka renditur Kosoven, si te vetmin vend jo te lire ne Evrope. Zyrtaret qeveritare thone se kategorizimi, qe i eshte bere Kosoves se nuk ka liri te shprehjes nuk eshte i sakte, ndersa rastet kur gazetaret jane kercenuar per punen e tyre, qeveria i cileson raste te izoluara, qe megjithate nuk duhet te ndodhin.
DW