E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Rama i pabesë me shkesin e koalicionit, Agron Duka thjesht dhe vetëm e përbuz

05-05-2013 / Gazeta 55

Njerëzit që bënë martesën e koalicionit, në darkën e famshme të ngjalave të Gjirit të Lalzit, nuk përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së. Njëri prej tyre është edhe Agron Duka, i cili thjesht dhe vetëm ka zgjedhur ta përbuzë Edi Ramën, pas sjelljes së tij (Edi Ramës) më të fundit të tipit, “hodha lumin të dhjefsha kalin”. Agron Duka, njëri prej ish-ministrave të qeverive të PS-së, ka bërë të ditur dje se do të jetë kandidat për deputet i PR-së, në Qarkun e Durrësit. Pak ditë pasi u përfol për tërheqjen e tij nga listat e PS, burime afër Agron Dukës, konfirmuan kandidimin e tij nën siglën e PR-së. Fatmir Mediu, kreu i PR-së, konfirmoi se Agron Duka është emri i zgjedhur i PR-së për Durrësin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›