Lakrori: Ftoj Ramën për debate të përbashkëta

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori hapi të premten zyrtarisht fushatën për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie, duke prezantuar për mediat platformën e tij për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Në një konferencë për shtyp në selinë e PS-së, kandidati socialist ftoi kandidatin tjetër për këtë post, kryetarin në detyrë Edi Rama që të zhvillojnë debate të përbashkëta lidhur me programet e tyre, në garën për kreun e ri të partisë.
"Ftoj z. Rama që të paraqitemi së bashku në të 12 qarqet e vendit, në takime të përbashkëta me anëtarësinë socialiste për të parashtruar argumentat dhe opsionet tona për drejtimin e Partisë Socialiste për katër vitet në vazhdim", tha kandidati Lakrori.
Në deklaratën e tij ai kundërshtoi objektivin e PS-së për një bojkotim të mundshëm të punimeve të parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat janë kontestuar në vijimësi nga opozita.
Për postin e kryetarit të ri të PS-së, që do të zgjidhet në Kongresin e ardhshëm të socialistëve më 26 shtator, konkurojnë dy kandidatë: Maqo Lakrori dhe Edi Rama, ndërkohë që kandidati tjetër, Arben Malaj u tërhoq nga gara.