E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Në qeverinë e re, në bazë të votave

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu, pas një takimi të zhvilluar për mëse një orë sot në ambjentet e kryeministrisë deklaroi për mediat se forca politike në qeverinë e re do të përfaqësohej në bazë të votave të çdo partie.
"Ne do të ecim në logjikën e proporcioneve të votave, si ka deklaruar dhe kryeministri, por në vlerën që përfaqëson PR brenda koalicionit të djathtë. Ende nuk është vendosur asgjë dhe para se t'i bëj të qarta vendimet në opinion publik do t'i diskutoj ato me kolegët e kryesisë së PR-së", tha Mediu për gazetarët.
Ai gjithashtu nuk dha asnjë sqarim për postet që do të marrë PR-ja në qeverinë e re duke theksuar se propozimet do t'i diskutonte në kryesine e partisë dhe më pas do t'i bënte publike duke theksuar se Partia Republikane ka kontributin e saj në këtë maxhorancë. PR, një nga aleatët më të ngushtë të PD-së, në zgjedhjet e 28 qershorit mundi të sigurojë një mandat deputeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›