E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/ Shpërthim në një fabrikë, 7 të vdekur

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiç, në një konferencë për shtyp ka theksuar se nga një shpërthimin që ndodhi të enjten në fabrikën e municionit "Partizani i Parë" në Uzhicë, kanë vdekur 7 punëtorë, nga të cilët 6 femra dhe një mashkull.
Ai ka bërë të ditur se 14 persona tjerë janë plagosur lehtë. Shkaku i shpërthimit nuk është bërë i ditur. Fabrika thuhet se është më e madhja në Serbi. Ajo prodhon municion të llojeve të ndryshme për përdorim ushtarak dhe civil, ndëra produktet e saj i eksporton në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›