E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: Nevojitet bashkimi i së majtës

Kandidati për kryetar i Partisë Socialistë, Maqo Lakrori në prezantimin e platformës së tij politike theksoi se nevojitet bashkimi i së majtës, ndryshimet statutore, rikthimi i solidaritetit brenda PS-së, ndarja nga kulti individual në krye të parties. Ai theksoi gjithahstu se duhet të ketë një nen të posaçëm në statut, për të garantuar përfaqësimin e tyre të drejtëpërdrejtë në të gjitha nivelet".
Lakrori gjithashtu theksoi se janë të domosdoshme dhe disa ndryshimi në programin e PS-së. Sipas tij, PS duhet të ketë një program të majtë demokratik, ndaj nënvizoi se "nevojitet një rishikim i të gjithë kapitujve të programit të majtë, në kushtet e liberalizimit, globalizimit".
Nëse fiton garën për kreun e ri të PS-së, kandidati socialist garantoi se do të rishikojë dhe ndryshimet në Kushtetutën e Republikës, që parlamenti i bëri në vitin 2008. "Do të fillojmë diskutimin për fuqizimin e kontrollit të parlamentit mbi qeverinë dhe zgjedhjen e mundshme të tij nga populli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›