E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS, nuk ka nevojë për një lider absolut

Deputeti Arben Malaj ka shpallur platformën politike për kreun e PS-së. Në fjalimin e tij para delegatëve të kongresit Malaj pasi ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për votbesimin dhe ka shtuar se ai hyn në garë për të ofruar një model të ri dhe një shpresë të re për shqiptarët. Sipas Malaj pavarësisht deformimit të rezultateve në zgjedhje shqiptarët nuk e meritojnë të jenë në opozitë.
"Ne nuk na duhet modeli i një lideri me pushtet absolut por kemi nevojë për më tepër liri në forumet dhe strukturat e partisë" theksoi Malaj .
Ai shtoi më tej se nëse do të zgjidhet kryetar i PS-së do të angazhohet se do të jetë
në ballë të çdo sfidë duke maksimalizuar fitoren e saj.
"E majta në Shqipëria ka një të ardhme të shkëlqyer dhe kërkon ekipe që të sjellë të gjithë projektet e prekshme për të gjithë shqiptarët theksoi Malaj duke shtuar se misioni i PS-së është të krijojmë një alternativë për bashkimin e së majtës.
Ai ka premtuar se nëse vjen në pushtet, PS do të sjelle një qeverisje më të mirë, do të përmirësoje situatën ekonomike në vend dhe do të rrisë rendin dhe sigurinë.
"Më jepni një shans dhe do të kthej fitoren në një fitore të përbashkët" e mbylli fjalimin e tij Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›