E Diel, 1 Nëntor 2026

Lakuriqët e tërbuar, 12 të vdekur në Ekuador

12 persona kanë vdekur në Ekuador për shkak të epidemisë së lakuriqëve të tërbuar.

Epidemia ka goditur komunitetin indigjen të qytetit Taisha, një provincë në juglindje të Amazonës. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, David Chiriboga, i cili disa ditë më parë kishte njoftuar se numri i viktimave kishte arritur në tetë, të gjithë fëmijë.

Epidemia në fjalë ka prekur tre komunitete indigjene në Taisha. Sipas specialistëve, pas shfaqjes së simptomave të sëmundjes, është e pamundur të shpëtohet jeta e të prekurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›