E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpindeleger: Status provë kandidaturës së Serbisë

 Shefi i diplomacisë së Austrisë, Mihael Shpindeleger, ritheksoi se është shprehur për dhënien e statusit “provë” të kandidaturës së Serbisë, në samitin e radhës së Bashkimit Evropian (BE) të premten në Bruksel.

Dhënia e statusit të kandidatit për Serbinë të shtyhet deri në mars, ka thënë Shpindeleger para një komisioni të Parlamentit austriak.
“Beogradi duhet të marrë statusin ‘provë’ të kandidatit”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë austriake, duke shtuar se dhuna e mëhershme e serbëve të rebeluar ndaj KFOR-it në veri është ngjarje që ka lënë gjurmë. Për më tepër, ai ka kritikuar Presidentin serb Boris Tadiç dhe mediat serbe në lidhje me sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, se kanë shfaqur mungesë realizmi. Ai ka rikujtuar se situata në veri të Kosovës javëve të fundit është përkeqësuar.

“Përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, është shprehur Shpindeleger, i cili ka theksuar se për këtë arsye në samitin e BE-së në muajin mars duhet të merret vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›