"Omonia": Vendimi për Bollanon cenon çdo minoritar
Pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për dënimin
e Bollanos, ka reaguar organizata
"Omonia" në Sarandë, e cila, përmes një
komunikate për shtyp e quan këtë dënim
si obskurantizëm që fshihet pas mantelit
të drejtësisë dhe që cenon çdo pjesëtar të
komunitetit etnik grek. I menjëhershëm
ka qenë reagimi i organizatës "Omonia" në
Sarandë, lidhur me dënimin e kryebashkiakut
të Himarës, Vasil Bollano, nga Gjykata
e Vlorës, me 6 muaj burg dhe gjobë prej
500 mijë lekësh. Zyra e shtypit dhe e komunikimit
pranë "Omonia"-s në Sarandë,
shprehet për mediat se ky është produkt i
mekanizmave që kanë si objektiv persekutimin
e anëtarëve të komunitetit etnik grek,
ku sipas saj është i përfshirë edhe prokurori
i Vlorës. Vendimi i Gjykatës së Vlorës konsiderohet
i paargumentuar dhe i tillë që nuk
jep barazi para ligjit për pjesëtarë të komuniteteve
etnike. Sipas "Omonia"-s, gjykatat
ndodhen nën presion dhe zotërohen nga
vullnete diskriminimesh dhe tensionesh
për minoritetin etnik grek, duke i bërë ato
realizuese të rekomandimeve që vijnë nga
e kaluara totalitare, në vend që të priren
nga zbatimi i konventave dhe praktikave
evropianiste. Pas kësaj analize, e gjitha
ajo që ka ndodhur me çështjen Bollano,
kryetar i këshillit të përgjithshëm drejtues
të organizatës "Omonia", barazohet me
një obskurantizëm që fshihet pas mantelit
të drejtësisë. Dënimi konkret i personit të
kryetarit të "Omonia"-s thuhet se cenon
çdo pjesëtar të komunitetit etnik grek dhe
kjo merret si provë e asaj që helenizmi në
Shqipëri është nën persekucion të përshkallëzuar.
Si reagim ndaj kësaj kërkohet
të merren masa konkrete dhe vërejtje nga
organizata dhe qeveri që mbështesin demokracinë
shqiptare. Komunikata për shtyp
përfundon me thirrjen që i bëhet PBDNJ-së,
e identifikuar si përfaqësuese politike e
"Omonia"-s, që të përshkallëzojë reagimet
e saj për të ndërprerë atë që konsiderohet
diskriminim për shkak të etnisë dhe të bëhet
garante e shmangies së persekutimeve në
dëm të komunitetit etnik grek.