E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i rëndë në Laç: Vritet simpatizanti i LSI

votoNjë incident i rëndë ka ndodhur në një qendër votimi ne qytetin e Laçit. Raportohet se ka pasur të shtëna armësh dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur pranë ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi At Shtjefen Gjeçovi. I vrarë ka mbetur shtetasi Gjon Pjetër Gjoni 53-vjeç, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet gjithashtu se në këtë qendër votimi ka pasur konfrontime fizike me mjete të forta, mes viktimës Gjioni dhe disa personave të tjerë, ndërsa më pas një prej tyre ka shtënë me armë. Bëhet me dije se simpatizanti i LSI-së kishte shkuar për të votuar.

Pas incidentit të rëndë në Laç ku simpatizanti i LSI-së humbi jetën, si dhe pasi u njoftua për kërcënime me armë të komisionerëve në disa qëndra votimi, kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-ë Ilir Meta janë nisur drejt Laçit.

Mësohet se ishte parashikuar që kreu i PS-së të votonte në Tiranë rreth orës 10:00, por ai ka komentuar se nuk do të votojë pa u zbardhur incidenti i rëndë në Laç.

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani i ndodhur në këtë qytet, Ma e cilëson ngjarjen si tension të pastër politik, të krijuar nga Partia Demokratike.

Sot është dita e votës, të japim ndëshkimin e parë me votë. Ngjajra e sotme është tension politik i pastër i PD. Viktima ka qënë emigrant dhe simpatizant I LSI, kishte ardhur për të votuar, sqaroi Manjani.

Rreth orës 10:30 minuta është mbledhur edhe KQZ-ja për problemet e evidentuara deri më tani. Përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj ka bërë me dije se situata në Laç paraqitet problematike. Sipas tij, KZAZ në Laç ka administruar prova për kërcënime ndaj komisionerëve të PS në Sanxhak. ”Persona me armë e maska kërcënojnë komisionerët. Çuditërisht vetëm anëtarët e PD nuk u larguan, thotë Gjonçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›